Si gjyqësor duhet të jemi transparent drejtë qytetarëve. Gjyqësorit i nevojitet reformë. Jemi të vetëdijshëm se reforma nënkupton edhe reformë personale, jemi të vetëdijshëm se ka shumë persona të cilët nuk meritojnë të jenë gjykatës. Megjithatë jemi të vetëdijshëm se ndonjë trup i pavarur duhet shqyrtojë për secilin gjykatës se a e kryejnë mirë punën e tyre ose jo. Duhet që në emër të numrit të madh të gjykatësve, të cilët punojnë me nder dhe përkushtim, të themi se nuk dëshirojmë ta bartim turpin e disa gjykatësve të cilët nuk e meritojnë funksionin.
Këtë e deklaroi gjykatësja Aneta Dimovska nga Gjykata Themelore Shkupi 2 sot në ditën e hapur në Gjykatën Supreme me rastin e shënimit të Ditës evropiane për drejtësi qytetare dhe theksoi se të gjithë gjykatësit kanë emër dhe mbiemër dhe në çoftë se dikush nuk meriton të jetë gjykatës, duhet të largohet.
Në pyetjen e gazetarëve se si e sheh amnistinë aktuale eventuale si instrument politik dhe a do të nënkuptojë kjo diskualifikim të gjyqësorit, Dimovska potencon se asnjë gjykatës nuk duhet të merret me këtë.
“Amnistia është vendim politik, ndërsa gjyqësori punon sipas ligjeve. As nuk mundem, e as nuk e di se çka do të ndodhë në të ardhmen. Nëse më pyetni si qytetare nuk jam për amnisti. Secili duhet të përgjigjet për atë që e ka bërë”, tha ajo.
Në pyetjen se a vlerëson se ka progres në gjyqësor në raportin e fundit të Komisionit Evropian, gjykatësja Dimovska u përgjigj se nuk mund të ndjehet progres i madh, megjithatë, nënvizoi, “ka progres pasi e kemi locuar problemin”.
Sipas saj, nevojiten ndryshime të reja të Ligjit për procedurë gjyqësore nga viti 2005, për çka, siç tha njëzëri janë edhe gjykatësit edhe avokatët dhe pjesëmarrësit tjerë në procedurat. Mes tjerash, vlerësoi se nevojiten ndryshime në pjesën ku procedurat në vlerë prej 600 mijë denarë llogariten si të vogla, që është theksoi, jologjike për një shtet si RM-ja ku ka standard shumë të ulët, përderisa në Gjermani kjo është 5.000 euro. Përkujtoi se në vijim janë përgatitjet për ndryshime të ligjeve thelbësore, siç janë për Këshillin Gjyqësor, për gjykatat.
“Do të shohim”, theksoi, se çka do të dalë si produkt final.
Gjykatësja Dimovska theksoi se kur flitet për transparencë të gjyqësorit, kjo nuk është vetëm në kuptim të njoftimeve për atë se cilat procese gjyqësore udhëhiqen, por edhe në atë se në çfarë mënyre dhe cilët persona kanë ardhur nën mbrojtjen e prezumimit të pafajësisë, të të dhënave personale, pastaj qytetarët të marrin të dhëna elementare si për shembull se sa mjete posedon gjykata, sa të punësuar ka, sa janë pagat. Në vetë sistemin arsimor nevojitet, tha, të vendosen informacione elementare se çka nënkupton gjykata dhe në çfarë mënyre realizohet drejtësia.
“Gjykatat të jenë transparente, njerëzit të mund të kenë qasje deri te drejtësia përmes taksave më të ulëta, të cilat janë shumë të larta nëse bëhet analizë, përmes sjelljes së Ligjit për ndihmë juridike falas, gjegjësisht përpunim të atij ekzistues, përmes bashkëpunimit të mirë me Odën e Avokatëve dhe miratimin e ligjeve të reja që do të mundësojnë që qytetarët të mund t’i realizojnë të drejtat e tyre”, tha gjykatësja në shënimin e Ditës evropiane për drejtësi qytetare në organizim të Gjykatës Themelore Shkupi 2.