“E uroj Maqedoninë për vendimin historik të vazhdojë me implementimin e Marrëveshjes së Prespës, me çka dërgoi sinjal të inkurajimit jo vetëm për Maqedoninë, por edhe për tërë rajonin”, tha sot kryeministri austriak Sebastijan Kurc i cili së bashku me presidentin malazez Millo Gjukanoviq e hapi konferencën “Ballkani dhe BE – Cikli pesëvjeçar i procesit të Berlinit” që mbahet në Budvë.
Në konferencë morën pjesë delegacioni qeveritar i Maqedonisë i udhëhequr nga zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Koço Angjushev, dhe ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.
Angjushev do të marrë pjesë në panelin “Perspektiva ekonomike dhe evropiane e Ballkanit”, dhe do të debatojë me përfaqësuesit tjerë të shquar politik nga vendet e rajonit. Bekteshi, sërish, nesër do të marrë pjesë në panelin “Bashkëpunimi rajonal si segment i integrimeve evropiane: ekonomia-gjenerator i zhvillimit të tërësishëm”, së bashku me ministrat tjerë ekonomik nga rajoni.
Kurc në fjalimin e tij u kthye në aspektet e ndryshme të cilat ndikojnë në stabilitetin më të madh ekonomik dhe të sigurisë në rajon dhe theksoi se rajoni sot me guxim hapëron përpara me proceset reformuese dhe bëhet faktor kredibil për tërë BE-në.
Në suaza të Konferencës, anëtarët e delegacionit qeveritar do të realizojnë edhe takime bilaterale me liderët politik dhe të biznesit nga rajoni.
D.T.