Princi saudit Muhamed bin Salman mbrëmë deklaroi se rasti me gazetarin e vrarë Xhamal Kashogi është “torturues” por që “drejtësia do të fitojë”.
“Vrasja e Kashogit është krim i neveritshëm që nuk mund të arsyetohet”, potencoi princi Salman.
Ai në fjalimin e Samitit investues në Riad theksoi se fajtorët do të dënohen, ndërsa Arabia Saudite dhe Turqia së bashku do të punojnë për “arritjen e rezultateve”.
Për shkak të vrasjes së gazetarit saudit dhe korrespondent i “Uashington post” në Konsullatën e përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll disa liderë ndërkombëtar të biznesit e anuluan pjesëmarrjen në samitin në Riad.