Njëzet e një sauditëve do t’u merren ose hiqen vizat amerikane për shkak të vrasjes së gazetarit saudit Xhamal Kashogi, kumtoi zëdhënësja e Departamentit të shtetit Heder Nojert.
Administrata e presidentit amerikan Donald Tramp sot ua mori vizat disa funksionarëve saudit të cilët janë të përzier në vrasjen e Kashogit, ndërsa kjo është masa e parë ndëshkuese kundër partnerit të ngushtë shumëvjeçar të Uashingtonit.
Masa është vendosur menjëherë prejse Trampi e dënoi Arabinë Saudite për “një nga mbulimet më të këqia që dikur janë bërë”.
Pas deklaratës së Trampit, sekretari shtetëror Majk Pompeo tha se administrata do t’ua marrë vizat agjentëve qeveritar saudit dhe zbuluesve të cilët dyshohen për përzierje në vdekjen e Kashogit.
Të dhënat në lidhje me vizat janë të besueshme dhe Pompeo nuk saktëson se kujt do t’i merren vizat.
“Kjo masë ndëshkuese nuk do të jetë fjala e fundit në këtë rast. Administrata do të vazhdojë t’u bëjë thirrje fajtorëve të përgjegjësisë. Publikisht e vëmë në dijeni se SHBA-ja nuk toleron lloj të tillë të aksionit të pamatur me qëllim të heshtjes me dhunë të gazetarit Kashogi”, deklaroi Pompeo në Departamentin e shtetit.
Anëtarët e Kongresit paraprakisht kërkuan vendosje të sanksioneve kundër Riadit për shkak të vrasjes së Kashogit.