Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë (LOE) në bashkëpunim me Administratën Doganore të Republikës së Maqedonisë, organizon ngjarje në temë “Operator ekonomik i autorizuar – trend i ri në punën e doganës, sfidat, përvojat dhe thjeshtësimi i punës së doganës”.
Në këtë ngjarje është paralajmëruar fjalim i drejtorit të Administratës Doganore Gjoko Tanasoski dhe kryetares së LOE Danella Arsovska.
Qëllimi i kësaj ngjarje është promovimi i konceptit të “Operatorit ekonomik të autorizuar”, para kompanive anëtare të Lidhjes, prezantimi i zbatimit të tij, duke iu adresuar sfidave, përfitimeve dhe përvojat e deritanishme.
Koncepti i Operatorit ekonomik të autorizuar është një nga instrumentet për lehtësim të tregtisë. Ndryshimet e fundit të Ligjit për dogana, kanë të bëjnë edhe me kriteret për dhënien e lejes për operator ekonomik të autorizuar të cilat janë në përputhje të plotë me rregulloret dhe dispozitat kombëtare për OEA të Ligjit për dogana të Bashkimit Evropian. Suksesi i zbatimit të konceptit varet nga interesi i kompanive që ta zbatojnë. (MIA)