Qendra shkollore shtetërore muzikore e baletit – Ilija Nikollovski Lluj, mbrëmë i shpërndau çmimet për nxënës më të mirë të vitit shkollor 2017/2018. Përveç Ivona Bazgallovska, nxënëse e pjesës instrumentale dhe Hristina Pecovska nxënëse nga pjesa e baletit, këtë vit për nxënës më i mirë nga pjesa teorike është zgjedhur Viktor Toshevski, nxënës me shikim të dëmtuar.
CIVIL Media në bashkëpunim me gazetarin qytetar Damjan Temkov, publikoi disa storje për Viktorin, sukseset e tij por edhe pengesat e përditshme me të cilët ballafaqohet një nxënës me shikim të dëmtuar.
“Mal me billborde, vetura, shahta, vrima, ndihmë e cila vazhdimisht vonohet, një kartë autobusi pa shoqërues, pa ndërgjegje dhe diskrimin nga institucionet e gjimnazistit dhe muzicientit Viktor Toshevski, i cili është lindur më shikim të dëmtuar.
Me gjithë pengesat në të cilat haset ballafaqohet me ndihmën nga nëna e tij, e cila e sakrifikoi jetën e sa që të mund t’i arsimoj dy djemt e saj, të cilët, për fat të keq, janë me fatin e njejtë.
Muzika është jeta e Viktorit…”, kështu para shtatë muajve CIVIL Media bashkë me profesorin e tij për harmoni e filloi tregimin e Viktorit.
Sipas fjalëve të profesorit të tij Damjan Temkov, Viktori është një prej nxënësve më të mirë të klasës, i cili edhe pse i ndryshëm nga të tjerët me sukses i fiton të gjithë sfidat dhe me sukses avancohet. Ky konstatim u vërtetua edhe me ndarjen e mbrëmshme të çmimeve për nxënës më i mirë në klasën e tij.
Storja i zgjoi institucionet pra tani më disa ditë pas zbulimit të storjes për Viktorin reagoi shkolla e tij nga ku e fitoi llaptopin e tij të parë.
Tregimi i gazetarit qytetar Damjan Temkov, profesor në QSHSHMB Ilija Nikollovski Lluj, për nxënësin e tij Viktor Toshevski i cili shkaktoi bujë reagimesh në publik, por filloi t’i zgjoj edhe institucionet ishte edhe një prej storjeve me çmim të parë të gazetarit qytetar që CIVILi i ndanë në çdo dy muaj.
“Është interesante se si këta reagime që u paraqitën pas publikimit të storjes reflektohen në të drejtat të cilat i ka Viktori si nxënës. Motivi im doli nga një moment kur Viktori nuk ishte në mundësi të vij në shkollë, sepse nuk kishte kushte. Në kundërshtim të atyre të cilët marrin mjete të shumta për harxhime rrugore, ndërsa e udhëheqin këtë shtet, një fëmijë nuk mund të shkoj në shkollë”, deklaroi Temkov.
Ai në vend se ta pranoj, çmimin e parë ia dhuroi familjes Toshevski. “Ky çmim ju takon juve”, tha Temkov, me çka shkaktoi duartrokitje të fuqishëm nga të pranishmit në sallën. Storja për Viktorin dhe gjesti i profesorit të tij, e nxiti edhe gazetarin qytetar me çmim të dytë, i cili dëshiroi të mbetet anonim, ta jep çmimin e tij familjes Toshevski, me shpresë se së paku pak do t’i lehtësoj në obligimet e tij të përditshme shkollore.
“Shumë pak e kisha kohën kur flitnim para kamerës, ende mundesha të flas dhe të tregoj. Por dua të ketë edhe vlerë atë që do ta them… Të prek aty ku me të vërtetë duhet. Të rrallë janë mediat e tilla të lira ku mundemi të drejtohemi. Me të vërtetë e kam për nder që sot jam këtu, edhe pse nuk e dija për çka bëhet fjalë dhe me të vërtetë i jam falënderues profesorit Temkov”, deklaroi Lepa Toshevska, nëna e Viktorit.
“Jam i lumtur që ka reagim e gjithë kjo dhe ju faleminderit shumë!”, u përgjigj me eufori Viktori.
CIVIL – Qendra për liri i inkurajon dhe i thërret të gjithë qytetaret dhe qytetarët e interesuar të marrin pjesë në seminaret për gazetarë qytetar, të dërgojnë tregimet e tyre dhe të bëhen pjesë e forcës e cila ngadalë por sigurtë i ndryshon situatat në shoqëri.
Tregimi i Viktorit është vetëm një ilustrim për problemet në shoqërinë dhe mënyrën në të cilën mund të nxiten ndryshimet.
Viktori është inspirim dhe nxitje për shokët e klasës dhe dëshmi se kur diçka e vërtetë dëshirohet mund të plotësohet pa dallim të të gjithë pengesave jetësore! Urime Viktor! CIVILi krenohet me ty!
Maja Ivanovska