Perspektivat euroatlantike të vendit, si dhe gjendja aktuale politike në Republikën e Maqedonisë dhe në rajon kanë qenë temë e takimit të sotëm të ministrit të Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov me zëvendësndihmës sekretarin shtetëror të SHBA-së për Evropë dhe Euroazi , Methju Palmer, i cili qëndron për vizitë pune në vend.
Siç njoftoi MPJ, ministri Dimitrov shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme amerikane në integrimin euroatlantik të Republikës së Maqedonisë. Ai ka theksuar se qytetarët e Republikës së Maqedonisë, ardhmërinë e vendit të tyre e shohin në familjen euroatlantike dhe shprehu bindjen se me sukses do të ecim në rrugën drejtë vendit të merituar në NATO dhe BE.
Dimitrov dhe zëvendësndihmësi sekretari shtetëror Palmer, kanë biseduar edhe për aspektet aktuale të procesit të inkuadrimit të Republikës së Maqedonisë në NATO, si dhe për procesin e fundit në lidhje me procedurën për ndryshimet kushtetuese në Kuvend, me qëllim të zbatimit të suksesshëm të Marrëveshjes me Greqinë dhe anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në Aleancë si vendi i 30-të anëtar”, qëndron në kumtesë. (MIA)