Shteti nuk dëgjon për propozimin, ujërat termal të shfrytëzohen në vend të naftës, si energjens për ngrohje në kopshtari, thonë nga Oda ekonomike e Maqedonisë. Për këtë temë ka pasur ankesa dhe shumë herë është biseduar, por tani për tani gjithçka ka mbetur vetëm premtim.
Siç ishte thënë sot në konferencën për shtyp, Oda ende nuk ka kurrfarë paralajmërimi për vendosje të “naftës së gjelbër” dhe për masat tjera që i propozoi Ministria e Bujqësisë, as nuk e din nëse me ribalancin e parashikuar të Buxhetit planifikohen mjete plotësuese për agro sektorin.
“Javën e kaluar sërish kemi pasur takim me një pjesë të përfaqësuesve të prodhimeve të serrave të cilët shfrytëzojnë ujëra termal, por tani për tani nuk ka sukses të madh. Dukshëm nuk dëgjojnë. Konsiderojmë se ajo do të ishte zgjidhje për prodhuesit më të mëdhenj të perimeve dhe prodhimtarisë kopshtare dhe plastmasë”, theksoi Vasko Ristovski nga Oda ekonomike.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, Ristovski theksoi se “nafta e gjelbër” gjithsesi është njëra nga masat që mund t’ua lehtësojë prodhimtarinë bujqve, duke e bërë më të lirë dhe më konkurues.
Paraprakisht, Oda apelon se për zhvillim të bujqësisë duhet të ruhen sortat vendore, si dhe se ato janë mundësi për fillim të një biznesi të ri të suksesshëm. (MIA)