Bosnjë e Hercegovina nuk e mbështet dëshirën e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe rajonale, si dhe kandidaturën e mundshme të Prishtinës për anëtarësim në Interpol, njofton Ministria e Punëve të Jashtme e Bosnjë e Hercegovinës.
Ministria theksoi se Bosnjë e Hercegovina nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe sipas saj nuk e mbështet dëshirën e Prishtinës që të bëhet anëtare e organizatave ndërkombëtare dhe rajonale dhe kandidaturën eventuale për anëtarësim në Interpol.
Përjashtime për pjesëmarrje në iniciativa të caktuara ndërkombëtare dhe rajonale bëhen vetëm në format të dakorduar me Serbinë dhe i mbështetur nga një numër i madh i partive, shton Ministria. (MIA)