Derisa pjesa tjetër e rajonit dhe Evropës janë larg nesh, Republika e Maqedonisë shënon regres si në planin ekonomik ashtu edhe në atë shoqëror, thuhet në reagimin e Qendrës për komunikime të VMRO-DPMNE-së.
“500 mijë qytetarë në Republikën e Maqedonisë jetojnë në varfëri. LSDM është fajtore e drejtpërdrejt për këtë gjendje, pasi mbi një vit e gjysmë nuk bën asgjë në drejtim të përmirësimit të jetës së qytetarëve, por gjithçka bën vetëm e përkeqëson situatën në shtet”, thuhet në kumtesë.
Vërtetim, shtohet më tej, për paaftësinë e qeverisë mbërriti edhe nga Forumi Ekonomik Botëror, i cili e rangoi shtetin në pozitën e 84 në listën e konkurrencës ekonomike.
Vetëm para 2 vitesh Republika e Maqedonisë ishte vetëm për 20-të vende më lartë në listë. Forumi ekonomik botëror Republikën e Maqedonisë në kategorinë institucione e radhiti në pozitën e 85-të. Republika e Maqedonisë për fat të keq është një prej liderëve në botë sipas mosbesimit në gjyqësi, gjegjësisht prej 140 vendeve ndodhet në pozitën e 128-të në kategorinë gjyqësi e pavarur.
“Me një qeveri të tillë të korruptuar për të cilën vetëm mbytemi në korrupsion dhe në afat të gjatë përkeqësohen duket se mund të lëvizim nga pika e vdekur. Me LSDM-në në pushtet joperspektiva është në rritje. Me Zoran Zaevin në pushtet ekonomia, qytetarët dhe shteti nuk janë prioritet, prioritet është luksi i pushtetit dhe tenderët kriminele milionëshe të ndarë në katër sy”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së. (MIA)