Maqedonia i fillon negociatat me NATO-n, deputetët ta sigurojnë anëtarësimin përmes miratimit të ndryshimeve kushtetuese.
Republika e Maqedonisë i filloi negociatat inkuadruese për anëtarësim në Aleancën e NATO-s.
Fjala është fjalë, nga një shtet i robëruar deri para dy vitesh, sot Maqedonia fillon një proces për anëtarësim të plotë në NATO, kurse me vendosmëri hapëron edhe drejtë BE-së nëpërmjet procesit të filluar të skriningut.
Suksesi i procesit të reformave i filluar nga Qeveria e udhëhequr nga LSDM është njohur nga të gjitha vendet anëtare të Aleancës si plotësim i standardeve të nevojshme për integrimin e plotë në NATO.
Maqedonia hyn në procesin e negociatave, plotësisht e gatshme për t’i pranuar dhe për t’i ndryshuar obligimet nga Marrëveshja e Uashingtonit, si akt themelues për NATO-n, i cili i rregullon principet për anëtarësim në Aleancë dhe me përkushtim të plotë do të marrë pjesë në politikat dhe strukturat e NATO-s.
Rruga është e hapur, ndërsa ardhmëria në NATO është e sigurt, Maqedonia do të bëhet anëtare e 30 e NATO-s.
Tani, mbetet të gjithë deputetët në Kuvend të bëjnë hapin e fundi dhe të përmbyllin Marrëveshjen e Prespës, nëpërmjet miratimit të ndryshimeve kushtetuese të cilët e përforcojnë identitetin maqedonas dhe e hapin rrugën për anëtarësim në NATO dhe fillimin e negociatave me BE-në.
Deputetët kanë përgjegjësi para qytetarëve për të ndjekur vullnetin e shumicës dhe të sigurojnë ardhmëri evropiane për Maqedoninë. (MIA)