Liderët e mbi 50 shteteve të Evropës dhe Azisë sot mblidhen në Bruksel për të diskutuar për problemet kyçe në sferën e tregtisë dhe sigurisë dhe të japin mbështetje për rendin ndërkombëtar, të kritikuar nga presidenti amerikan Donald Tramp.
Takimi i dymbëdhjetë i Samitit Azi-Evropë (ASEM) i tubon liderët e 28 shteteve të BE-së dhe përfaqësuesit e 23 shteteve tjera nga Azia dhe Evropa, përfshirë edhe kryeministrat e Rusisë, Kinës dhe Japonisë.
Bashkë, këto shtete marrin pjesë me 55 për qind nga tregu i botës, 60 për qind nga popullsia e Tokës dhe 65 për qind e prodhimit bruto vendor në nivel botëror. (MIA)