Qeveria e Algjerisë ndaloi mbulimin e fytyrës në vendin e punës në shërbimet publike, gjegjësisht mbajtjen e nikabit apo burkës.
Kryeministri Ahmed Oujahia u bëri thirrje ministrave dhe guvernatorëve në vend në mënyrë rigoroze ta respektojnë urdhrin dhe të mos lejojnë “çfarëdo rroba që pengojnë për ushtrimin e funksioneve në shërbimet publike, ndërsa të cilat janë rreptësisht të ndaluar në vendin e punës, posaçërisht nikabi”:
Zëdhënësi qeveritar tha se të punësuarit duhet ta tregojnë identitetin e tyre në vendet e punës që të shmangen kërcënimet e sigurisë. (MIA)