1745. – Vdiq Xhonatan Suift, poet, shkrimtar dhe satirist anglo-irlandez. Ai u bë i njohur me kryeveprën e tij “Udhëtimet e Guliverit”.
1813. – Napoleoni mundet nga aleatët në betejën e Kombeve në Lajpcig.
1864. – Lindi Ogyst Lumier, pionier francez i fotografisë, i cili së bashku me vëllain e tij Lui, shpikën një kamera dhe projektor me film që lëvizte të cilën e quajtën ‘kinematograf’.
1897. – Vdiq Xhorxh Mortimer Pulman, industrialist dhe shpikës amerikan. Ai shpiku “Pulmanin” një makinë që përdorej në hekurudhë.
1899. – Lindi në Itali Padre Giovanni Fausti. Më 1929 shkoi në Shkodër dhe dha teologji dogmatike, shkrimin e shenjtë dhe filozofinë në Seminarin Papnor. At Giovanni Fausti u pushkatua pas burgosjes me 4 mars 1946.
1899. – Lindi Migel Asturias, shkrimtar nga Guatemala, i cili fitoi çmimin ‘Nobel’ për letërsi në vitin 1967.
1915. – Gjatë Luftës së Parë Botërore, Italia dhe Rusia i shpallën luftë Bullgarisë.
1935. – Lidhja e Kombeve të Bashkuara vendos sanksione ndaj Italisë dhe Etiopisë.
1960. – Departamenti i shtetit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës vendos embargon detare ndaj Kubës për të gjitha mallrat, me përjashtim të ilaçeve dhe ushqimeve.
1970. – Shoqëria britanike “BP” kryen zbulimin më të rëndësishëm për naftë në sektorin Britanik të Detit të Veriut.
1983. – Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës miraton një projektligj me anë të të cilit ditëlindja e Martin Luter Kingut, bëhet ditë pushimi.
1986. – Presidenti i Mozambikut, Samora Mashel dhe 30 persona të tjerë të stafit të tij vriten gjatë përplasjes së aeroplanit të tyre pranë kufirit në Afrikën e Jugut.
2003. – Nënë Tereza u lumturua nga Papa Gjon Pali II, si simbol i ndihmës për “më të varfërit nder të varfërit”, të cilëve ajo iu kushtoi jetën. Nënë Tereza është Nobeliste e Paqes shpërblyer me 122 mirënjohje.