Fondi për Ballkanin Perëndimor, që është organizata e parë inkluzive dhe rajonale ndërshtetërore e Ballkanit Perëndimor, më 1 nëntor e shënon njëvjetorin e vet nga hapja e zyreve të Sekretariatit në Tiranë.
Gjatë vitit të kaluar Fondi e shpalli thirrjen e parë për mbështetje të projekteve të vogla në të cilën aplikuan mbi 350 aplikues me 1.290 organiazata partneriteti. Në këtë thirrje u ndanë 18 grante ku 84 organizata për momentin punojnë së bashku në implementimin e projekteve në rajon, thekson Fondi në kumtesë.
FOndi së bashku me grantistët e vet organizoi mbi 40 punëtori, sesione informuese, trajnime, konferenca dhe festivale, ndërkaq ekipi i përbërë nga ekspertë rajonal vizitoi mbi 50 ngjarje lokale, rajonale dhe evropiane.
Ky vit ishte me rëndësi të jashtëzakonshme për Fondin, i mbushur me shumëd etyra, takime të rëndësishme, projekte të implementuara dhe shumë ide stimuluese të cilat do ta trasojnë punën e ardhshme të organizatës. Gjatë 12 muajve Sekretariatin në Tiranë e vizituan përfaqësues të shumtë shtetërorë, ambasadorë, donatrë, organizata joqeveritare dhe partnerë të tjerë rajonalë dhe evropianë.
Fondi së shpejti do ta shpallë edhe thirrjen e dytë për projekte rajonale, duke e ndjekur misionin dhe vet dhe duke punuar në përmirësimin e kontakteve mes njerëzve dhe bashkëpunimin rajonal në Ballkanin Perëndimor.
Me mbështetje të vazhdueshme të gjashtë qeverive të Ballkanit Perëndimor, Fondi obligohet se do të mbështesë disa projekte, do të involvojë disa organizata dhe do të kontribuojë pë.r bashkëpunimin e prëforcuar në rjaon, ceket në kumtesën e Fondit për Ballkanin Perëndimor. (MIA)