Kryeministri Zoran Zaev sot përmes faqes së tij zyrtare në Fejsbuk ju bëri thirrje deputetëve të sjellin vendim të drejtë dhe t’i thonë “po” mundësisë e cila është para tyre.
“Deputetë, le t’i themi PO mundësisë para nesh. Historia i mban në mend vendimet e drejta”, shkroi Zaev.
Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë ditëve të kaluara u zhvillua debati rreth nevojës së ndryshimeve kushtetuese të cilat dalin nga Marrëveshja e Prespës. Seanca në të cilën Kuvendi duhet të prononcohet për nevojën për ndryshime kushtetuese duhet të mbahet nesër. Dje, nga VMRO-DPMNE-ja kumtuan se deputetët e tyre heqin dorë nga debati në Kuvend. (MIA)