Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias dha dorëheqjen e tij të mërkurën, një ditë pas një takimi të tensionuar të kabinetit gjatë së cilit u ndesh me ministrin e mbrojtjes Panos Kammenos, lidhur me Marrëveshjen e Prespës.
Nga burimet e Kathimerinit kuptohet se Kotzias ishte i pakënaqur nga fakti se kryeministri Aleksis Tsipras nuk e mbështeti atë kundër sulmeve nga Kamenos, i cili është gjithashtu partner i vogël i koalicionit.
Sipas të njëjtit burim, gjatë takimit të kabinetit të së martës, Kamenos e akuzoi Kotzias për keqmenaxhimin me fondet sekrete të ministrisë së punëve të jashtme dhe se punon për miliarderin amerikan, George Soros.
Ndihmësit e Ministrit për Punë të JashtME thonë se Kotzias ështe “thellësisht i ofenduar” nga akuzat.
Ende nuk dihet nëse Tsipras do ta pranojë doreheqjen e Kotzias, lajmëron Kathimerini.