Vetëm disa kilometra larg nga Resnja, në fshatin Carev Dvor gjendet mbretëria e vogël e pemëve ferma “Spirit of Prespa” (Shpirti i Prespës). Modeste, të sjellshme, përplot me entuziazëm dhe energji pozitive Violeta dhe dy vajzat e saj Ana dhe Elena na pritën në oborrin e siç e quajnë fermës. Këto gra të reja me familjet e tyre me përkushtim punojnë në plantacionet me mollë, qershi, kumbulla… Nga oborri i shtëpisë familjare vazhdojnë plantacionet në sipërfaqe prej pesë hektarësh.
Krahas mollëve, kur mbledhja është në valën e saj, të pranishme janë edhe qershitë dhe kumbullat në sipërfaqe më të madhe, por nuk mbeten mbrapa edhe plantacionet me pjeshkë, vishnje, ara, lajthi, gështenja, mjedra .. Pjesë e oborrit është edhe kopshti i perimeve, ndërsa ka edhe pula dhe tre mace të vogla. Gjatë vizitës e shëtitëm fermën, derisa para nesh ngritej fotografi e vjeshtës, gjethe gjysmë të verdha në një pjesë të pemëve edhe aromë dehëse nga mollët e shkëlqyera të mbjella në më shumë lloje, mes të cilave edhe ajdaret, delishes i kuq, boskop, jonagold. Pemët një pjesë janë të vjetra edhe nga 35 vjet, ndërsa një pjesë tetë vjet me degë të varura dhe rekoltë të pasur. Punëtorët sezonal i mbledhnin frytet.
Fermë e llojit të hapur
Vajza më e madhe Ana Labor është gjenerata e pestë pronare e fermës, e cila ekziston nga viti 1960. Vitin e kaluar ka pasur idenë për të bërë brendimin e prodhimeve dhe hapjen e fermës për vizitorë.
“Krijojmë ngjarje për grumbullim të qershive, kumbullave, mollëve, në pajtim me sezonin. Tani çdo fundjavë kemi ture të vjeljes së mollëve. kemi mysafirë të ndryshëm – nxënës, ndërmarrje, ambasada… vijnë, bëjnë ‘tim bilding’ dhe kënaqen. Fillimisht grupet vijnë në oborr, për mirëseardhje i shërbejmë me kafe tradicionale dhe strudel shtëpie, petë me fruta sezonale apo ndonjë ëmbëlsirë karakteristike për rajonin e Prespës, si dhe lëngje nga frutat nga ferma jonë”, tregon Labor.
Secili vizitor merr një çantë të brenduar dhe niset për shëtitje në kopsht. Atje i tregojnë për frutat, si kultivohen dhe gjithçka që i intereson, e më pas i mbushin çantat me mollë apo fruta që janë aktuale gjatë sezonit.
“Me shëtitje me traktor fëmijët i dërgojmë për shëtitje, më pas bëjnë garë se kush do të mbledhë më shumë mollë dhe në fund i marrin mollët e mbledhura. Mysafirët më së shumti i tërheqë natyra, vetë mbledhin fruta, shoqërohen, argëtohen”, thotë Labor.
Në të ardhmen planifikon ndërtimin e një shtëpie me apartament, restorant të vogël dhe sallë konferenciale në afërsi të plantacionit, me kërkesë të vizitorëve. Ideja, siç sqaroi, është që mysafirët vetë të bëjnë mëngjesin me prodhime vendore, vezë dhe perime nga kopshti.
Një vit i begatë me fruta, një pjesë e frutave përpunohen në shtëpi
Familja pret rreth 150 tonë mollë. Vjelja, edhe pse është me kapacitet të plotë, është deri në gjysmë. Dhjetë tonët e parë janë shitur nëpër supermarkete. Për 50 tonë kanë firmosur marrëveshje me qendrën për blerje dhe shpërndarje “Epl lend”, ndërsa pjesën tjetër e deponojnë në depo.
Këtë vit, pronarët nuk kanë qenë të kënaqur nga çmimi i dredhëzës dhe kumbullës dhe kanë bërë marmelatë me të cilën i shërbejnë vizitorët e fermës. Mysafirët mund të blejnë edhe për në shtëpi, marmelatë shtëpi.
Gruaja më e mirë kultivuese e pemëve për vitin 2018
Koka e shtëpisë, nëna Violeta Përculovska, e fitoi mirënjohjen komunale për grua kultivuese më e mirë e pemëve në Komunën e Resnjës. Çmimi për mundin dhe përkushtimin ndaj pemëve iu dorëza gjatë manifestimit “Vjelja e mollëve prespane”. Mirënjohja siç theksoi, është mundi i përbashkët i gjithë familjes dhe më shumë është nxitje për përkushtimin e mëtejshëm sa i përket plantacioneve të pemëve.
Çmimet dhe mirënjohjet janë pjesë e familjes dhe tek gjeneratat e mëparshme. Stërgjyshi i Anës ka fituar çmim në garën e parë në mesin e prodhuesve të mollës në Prespë në vitin 1973.
Slagjana Stojkova – Kostoski