Me promovimin e kopshtit të ri shkollor në SHF “Avram Pisevski” në fshatin Bardovcë të Shkupit, do të shënohet Dita Botërore e Ushqimit.
Ngjarjen e organizon Zyra e FAO-s dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, së bashku me organizatat qytetare Slou Fud Vodno dhe “Eja Maqedoni”.
Qëllimi është të mbështetet hapja e kopshteve nëpër shkolla për edukimin praktik të nxënësve si prodhohet ushqim, por edhe të ngrihet vetëdija për ushqim të shëndetshëm përmes mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe kujdesit për shoqërinë.
Në fokus të Ditës Botërore të Ushqimit këtë vit janë të rinjtë, ndërsa motoja është “Veprimet tona janë ardhmëria jonë. Botë Pa Uri deri në vitin 2020 është e mundur”.
Në ngjarje janë paralajmëruar fjalime të ministrave i Bujqësisë edhe Arsimit dhe Shkencës, Lupço Nikollovski dhe Arbër Ademi, i kryetarit të komunës së Karposhit Stefan Bogoev, i koordinatores së përhershme të KB-së Luiza Uinton, si dhe drejtoreshës “Avram Pisevski” Matlida Bajkova.
“Eja Maqedoni” sot, përveç që do të marrë pjesë në promovimin e kopshtit shkollor në Bardovcë, do të realizojë edhe aksion donator “Ushqe 10.000” në Shkup, Manastir, Kumanovë, Prilep, Strumicë, Radovish, Koçan dhe Vinicë.
Në lokacionet e përzgjedhura prej orës 10 deri në orën 19 do të mund të dhurohet ushqim i cili pastaj do të distribuohet deri te qytetarët e rrezikuar social.