Dita Ndërkombëtare për Zvogëlim të Shkatërrimit të Natyrës
1354. – Kola di Rienco, tribuni i Romës, u vra nga një turmë njerëzish. Ai u përpoq të ndihmonte të varfrit në Romë, por fitoi armiqësinë e fisnikëve.
1467. – Johani, mbreti i Aragonës, Siçilisë, Jeruzalemit dhe Valencias shpërbleu me dekret mbretëror disa princa shqiptarë me toka për ndihmesën që kishin dhënë në luftë kundër turqve dhe për shtypjen e trazirave kundër Ferdinandit.
1469. – Vdiq piktori fiorentin Fra Filipo Lipi. Ai ishte një nga piktorët e mëdhenj të Rilindjes Italiane dhe mësues i Botiçelit.
1856. – Policia kineze rrethoi anijen britanike “Arou”, duke arrestuar kështu 12 kinezë të ekuipazhit me akuzën për pirateri dhe ulën flamurin britanik. Ky incident çoi në fillimin e Luftës së II anglo-kineze.
1871. – Shpërtheu zjarri i madh i Çikagos. Sipas një legjende, një lopë rrëzoi një fener në mullarin e zonjës Oliri. Si pasojë e shpërthimit të zjarrit gjetën vdekjen 300 vetë dhe 90 mijë të tjerë mbetën pa shtëpi.
1895. – Lindi Huan Peron, politikan dhe gjeneral argjentinas. Ai ishte President i Argjentinës nga viti 1946-’55, vit kur u rrëzua nga pushteti me grusht shteti. Në vitin 1973 ai u rithirr nga mërgimi dhe u rizgjodh president. Huan Peron vdiq në vitin 1974.
1895. – Lindi në Burgajet të Matit, Ahmet Bej Zogu, mbreti Zog. Politikani shqiptar ka qenë Ministër i Brendshëm, Kryeministër i Shqipërisë, President dhe mbreti i parë i Shqipërisë nga 1928 deri më 1939. Më 1 shtator 1928, krijohet monarkia shqiptare me Ahmet Zogun mbret. Në dhjetor të po këtij viti miratohet Statuti Themeltar i Monarkisë, e cila e shpallte Shqipërinë: “Monarki parlamentare, demokratike dhe të trashëgueshme.” Mbreti Zog vdiq më 9 Prill 1961 në Paris.
1912. – Forcat malazeze sulmuan Shkodrën, qyteti më i madh i Shqipërisë së Veriut, me një popullsi prej rreth 36 mijë banorësh dhe një nyje me rëndësi ekonomike, ushtarake e kulturore ballkanike. Në Shkodër ishin vendosur konsullatat e disa vendeve, si ajo e Austro-Hungarisë, Rusisë, Greqisë e Italisë.
1912. – Krajli i Malit të Zi lëshoi predhën e parë kundër fortesave kufitare me Shqipërinë dhe i shpalli luftë Turqisë. Stambolli nga ana e vet nëntë ditë më vonë i shpalli luftë Bullgarisë dhe Serbisë dhe dy ditë më vonë edhe Greqisë. Kështu filloi Lufta e Parë Ballkanike.
1921. – U nda nga jeta shkrimtari dhe studiuesi arbëresh Mikel Makjanoi.
1952. – 112 vetë gjetën vdekjen dhe mbi 200 të tjerë u plagosën gjatë përplasjes së tre trenave në veriperëndim të Londrës.
1953. – Britania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan tërheqjen e trupave të tyre nga territori i lirë i Triestes, duke ia kaluar kontrollin palës italiane.
1970. – Romancieri rus, Aleksandër Solzhenicin, fitoi çmimin ‘Nobel’ për letërsi.
1982. – Parlamenti polak shpërndau ‘Solidarnostin’, duke i dhënë fund kështu eksperimentit të parë në Europën Lindore të sindikatave të lira.
1993. – Asambleja e Përgjithshme e OKB-së hoqi pothuajse të gjitha sanksionet ekonomike nga Afrika e Jugut, sanksione të cilat ishin vendosur në vitin 1960 për shkak të politikës raciste të aparteidit të ndjekur nga Pretoria.
1998. – Universiteti anglez i Kembrixhit e shpalli këngëtaren e talentuar, Vaçe Zela, gruaja e vitit.
1998. – Dhoma e përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës aprovoi ’empeachment” ndaj Presidentit amerikan Bill Klinton. Ky ishte rasti i tretë në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
1999. – Një gjykatë britanike vendosi që ish- diktatori kilian, Augusto Pinoçeti, të ekstradohej në Spanjë për t’u përballur me akuzat lidhur me torturat e kryera gjatë sundimit të tij.
2001. – Një aeroplan sirian me funksionarë, mjekë dhe materiale mjekësore ateroi në Bagdad. Pas dy dekadave ky ishte fluturimi i parë i aeroplanit nga Damasku në kryeqytetin e fqiut Irakut.
2005. – Në tërmetin me fuqi shkatërruese prej 7,6 ballë sipas shkallës së Rihterit i cili i goditi Pakistanin dhe Indinë, jetën e humbën rreth 75.000 njerëz, ndërsa më shumë se 10.000 ishin të lënduar.
2013.- Fizikantët Piter Higs nga Britania e Madhe dhe Fransoa Englert nga Belgjika janë fitues të çmimit Nobël për fizikë për shkak zbulimit të grimcës hipotetike elementare të njohur si “Higsov bozon”, që sqaron si supstanca themelore ka fituar masë dhe i ka formuar yjet e planeteve. (MIA)