Këshilli për etikë në mediumet e Maqedonisë (KEMM) sot në konferencë për shtyp do t’i kumtojë fituesit e çmimeve për storje më të mira gazetareske nga sfera e jetës shoqërore-sociale me fokus në avancimin e të drejtave të njeriut dhe promovimin e të drejtave të grupeve të ndjeshme dhe të margjinalizuara të qytetarëve.
Në ngjarje do të flasë edhe shefi i delegacionit të BE-së, Samuel Zhbogar, ndërsa çmimet do t’i kumtojë kryesuesja e jurisë, Santa Argirova. (MIA)