Tetëdhjetë e dy shoferë në Shkup kanë drejtuar automjetin më shpejtësi më të madhe se e lejuara në 24 orët e fundit tregojnë të dhënat e buletinit policor të SPB Shkup.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur edhe 15 aksidentet trafiku prej të cilave në tetë më lehtë janë lënduar 11 persona, ndërsa në shtatë është shkaktuar dëm material.
Policia e trafikut i ka përjashtuar nga komunikacioni pesë shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, 14 para se të marrin patentë shoferin dhe një shofer fillestar. Nga komunikacioni janë përjashtuar edhe 15-të automjete të paregjistruara dhe një automjet i cili ka qenë i stërngarkuar.
Janë dhënë 102 dënime për parkim të parregullt, ndërsa me automjetin special “karrotrec” janë ngritur 72 automjete.
Sipas buletinit policor, gjashtë shoferë në rajonin e Shkupit kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe, ndërsa tejkalim i parregullt është vërejtur në tre automjete. (MIA)