Mediat greke gjatë informimit të tyre për referendumin në Maqedoni theks vendosin në jehonën dhe përqindjen e qytetarëve që votuan “Pro”.
“Fitore e ‘Pro’ në IRJM, por pa jehonën e nevojshme”, “Mbi 91 për qind votuan ‘Pro’ – jehonë prej 36,6 për qind”, ” ‘Pro’ 91,3 për qind në referendum, por me jehonë të vogël”, “Zaev i vendosur: Vota ‘Pro’ marrëveshjes duhet të respektohet”, “Referendumi në IRJM: “Pro” me 91 për qind, por pa jehonë”, “Bravo nga Ciprasi për Zaevin për vendimin të vazhdojë me zbatimin e marrëveshjes”, “Zaev: Për Prespën do të shkojë në Kuvend, nëse nuk arrij sukses do të shpall zgjedhje”, janë një pjesë e titujve në mediat greke.
Gazetarët në Greqi, hollësisht i transmetojnë deklaratat e kryeministrit të Maqedonisë në lidhje me rezultatin, deklaratat e liderit të VMRO-së, por i përmendin edhe skenarët e mundshëm në lidhje me procesin e ndryshimeve kushtetuese, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Në referendum votuan mbi 650 mijë njerëz, ndërsa mbi 90 për qind votuan “Pro” deklaroi të dielën në mbrëmje kryeministri Zoran Zaev, duke potencuar se populli ka bërë hap të rëndësishëm dhe vendimin që e solli nuk ishte i lehtë, por duhej të sillet, shkruan agjencia greke e lajmeve ANA-MPA në fillimin e tekstit të gjerë kushtuar referendumit të djeshëm.
ANA-MPA, i transmeton edhe deklaratat e Hrisitian Mickovskit, të Ali Ahmetit dheTalat Xhaferit, si dhe qëndrimin e MOST.
“Kryeministri i IRJM, Zoran Zaev, të dielën u zotua se do të vazhdojë të synojë drejtë zbatimit të Marrëveshjes së Prespës, duke kërkuar votim në Kuvend që të zgjidhet kontesti me Greqinë për çështjen e emrit, edhe krahas asaj që jehona e referendumit konsultativ të dielën nuk tejkaloi 50 për qind nga trupi zgjedhor, që nevojitet që të konsiderohet valid,”, shkruan portali informativ real.gr që është edicion onlajn i gazetës “Real njuz”.
“Shkurt pas përfundimit të procesit zgjedhor, kryeministri i IRJM, Zoran Zaev, foli për fitoren ‘Pro’ pa e përmendur jehonën e vogël dhe shtoi se ‘vullnetin e qytetarëve duhet të gjithë ta respektojnë”, shkruan “Katimerini”.
Mediat greke transmetojnë se nëse arrihet shumicë në Kuvend për ndryshimet kushtetuese, atëherë do të shpallen zgjedhje të parakohshme.(MIA)