Raporti i dytë për shkelje të heshtjes parazgjedhore.
Sulmi mbi votuesit në Melburn, i publikuar dhe i shpërndarë në rrjetet sociale paraqet shkelje të ashpër dhe të pakëndshme zgjedhore dhe presion ndaj votuesve. Gjatë heshtjes zgjedhore, ky veprim antidemokratik keqpërdoret në rrjetet sociale edhe në Maqedoni.
Në orët e pasdites dhe të mbrëmjes më 29 shtator vëzhguesit e Civilit kanë dërguar raport për shkelje të heshtjes në Probishtip. Në çdo hyrje të ndërtesave janë ngjitur materiale propaganduese.
Gjatë ditës së djeshme në CIVIL kanë arritur shumë paraqitje për gjuhë të urrejtjes në rrjetet sociale. Përveç grupit në fejsbuk “Tradhtarë”, në të cilin ishin publikuar video nga qytetarë nga diaspora, të cilët kanë vendosur të votojnë dhe ishin të quajtur me fjalë fyese për shkak të vendimit të tyre, disa nga vëzhguesit e Civilit e paraqitën edhe profilin e Milenko Nedellkovskit, si përdor gjuhë të urrejtjes gjatë heshtjes.
Milenko Nedellkovski, në video drejtpërdrejtë, në profilin e tij, ka mbajtur këmishë me shkrim “Bojkotoj” dhe ka përdorur gjuhë të urrejtjes ndaj atyre që do të dalin të votojnë në referendumin, duke përdorur fjalë fyese.
Pas paraqitjeve të djeshme për Melburn- Australi, u paraqitën edhe video nga votues në Toronto- Kanada, ku votuesit ishin të maltretuar dhe penguar.
Civili angazhohet për respektimin maksimal të së drejtë për votim dhe i inkurajon qytetaret dhe qytetarët që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë. Civili nuk zbaton fushatë, as PËR, as KUNDËR, dhe e konsideron edhe të drejtën e qytetarëve të abstenojnë, por ashpër e kundërshton gjuhën e urrejtjes, presionet dhe korrupsionin.
Civili u bën thirrje qytetareve dhe qytetarëve të paraqesin korrupsion, presione dhe kërcënime në paraqitjen onlajn në ueb faqen Zgjedhje të Lira ose në telefonat: 02 / 5209 176, 070 / 461 480.
Ekipi për analiza dhe koordinim i CIVILit do të hapë pres qendër në hotelin City Park, të dielën, më 30 shtator, që do të punojë nga ora 6 e mëngjesit deri në mesnatë. Pres qendra do të jetë e hapur për të gjithë gazetarët e vendit dhe të huaj gjatë ditës.