Raport nga paraqitjet e përpunuara nga vëzhgimi deri më ora 10, i prezantuar në konferencën për shtyp në pres qendrën e Civilit në hotelin City Park në ora 10:30.
Vëzhguesit e Civilit (307) u rreshtuan nëpër tërë vendin dhe e vëzhguan fillimin e deklarimit për referendumin në Republikën e Maqedonisë.
Nuk punojnë UV llambat në disa vendvotime në komunën Petrovec. Në disa komuna të Shkupit u shënua vonesë e hapjes së vendvotimeve. Ato vendvotime në të cilat vonesa është më e gjatë se 15 minuta, këshillat zgjedhore kanë obligim që për po aq kohë ta prolongojnë votimin në atë vend.
Janë të dukshme shenjat nga shkelja e heshtjes zgjedhore në shumë komuna nëpër vend. Disa grafitë janë edhe në muret e ndërtesave ku zhvillohet votimi, siç është rasti në Jegunovcë dhe Petrovec.
Vëzhguesit tonë në komunën Butel personalisht kanë dëshmuar për një sjellje të pakëndshme të një vëzhguesi të akredituar nga një OJQ. Sipas raportit , bëhet fjalë për situatë në të cilën një votues në moshë ka pyetur se ku ndodhet një vendvotim i caktuar. Përgjigja e vëzhguesit ka qenë :”Shko pyete
Zaevin se ku është…Voto në varreza…”, dhe pastaj kanë vijuar fjalë të pakëndshme. Civili disponon me të dhëna të hollësishme për numrin e të dhënave të vendvotimit dhe për emrin e vëzhguesit. Civili apelon deri te të gjithë vëzhguesit të jenë të edukuar dhe t’i përmbahen rreptë Kodit të vëzhgimit dhe Kodit Zgjedhor.
Nga raportet e Civilit veçojmë:
Nga ballkoni i ndërtesës përballë shkollës fillore “Vëllezërit Milladinovci”, Strugë, tre persona të dhënat e të cilëve janë të njohura për Civilin, i fotografojnë të gjithë votuesit që dalin në votim në vendvotimet në atë shkollë.
Në shkollën fillore “Toli Zordumis” në Kumanovë, në vendvotimin 955 një çift nuk është gjetur në Listën e Votuesve, kështu që i kanë dërguar në vendvotimin 955/1, ku e kanë gjetur vetëm bashkëshortin, derisa bashkëshortja nuk ka pasur mundësi ta realizojë të drejtën për votë, sepse nuk ka qenë as aty.
Në të njëjtin vendvotim, gjatë shqyerjes së fletëvotimit, fleta është shqyer te vendi ku është vendosur vula. Fletëvotimin e kanë ngjitur me trakë ngjitëse dhe i është dhënë votuesit. Në këtë mënyrë është shkelur privatësia e votimit, sepse të gjithë nga komisioni, gjatë numërimit të votave, do ta dinë si ka votuar qytetari.
Dy votues nuk gjenden në Listën e Votuesve as në Vendvotimin 2843, komuna Qendër.
Në profilin e Fejsbukut “Bojkoto Referendumin” ka postim në të cilin shkruan: “Fotografoni dhe incizoni të pabesët e popullit Maqedonas që do të dalin të votojnë nesër! Pas referendumit “më shpesh” do t’i publikojmë. Ky postim ka rreth 80 shpërndarje, por pothuajse të gjithë që e kanë shpërndarë statusin, janë persona nga vende të huaja ose profile të rrejshme.
Në shkollën “Adem Jashari” në komunën Çair në vendvotimin 2879 një person ka bërë selfi se si e vendos fletëvotimin në kutinë votuese. Një anëtar i Komisionit zgjedhor i dha vërejtje.
Civili u bën thirrje qytetareve dhe qytetarëve të paraqesin korrupsion, presione dhe kërcënime në paraqitjen onlajn në ueb faqen Zgjedhje të Lira ose në telefonat: 02 / 5209 176, 070 / 461 480.
Si organizatë për të drejtat dhe liritë e njeriut, e themeluar në vitin 1999, Civili angazhohet për respektimin maksimal të së drejtë për votim dhe i inkurajon qytetaret dhe qytetarët që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë. Civili nuk zbaton fushatë, as PËR, as KUNDËR, dhe e konsideron edhe të drejtën e qytetarëve të abstenojnë, por ashpër e kundërshton gjuhën e urrejtjes, presionet dhe korrupsionin.