“Referendumi është shans historik për Republikën e Maqedonisë: 27 vite dëgjojmë se si të gjithë politikanët në kampanjat e tyre premtonin se nëse vjen deri në zgjidhje të çështjes me Greqinë do të na thërrasin të dalim në referendum. Tani referendumi është në prag, për këtë më 30-in votojmë “pro” Maqedonisë evropiane dhe të shkoj Maqedonia përpara”, thotë një qytetar i Radovishit në anketë të CIVIL Medias në raport të referendumin e ardhshëm, më 30 shtator.
Tjetër qytetar thotë se qëndrimet e tij janë të ndara dhe mendon se si edhe të votoj, pastaj do t’i thonë se ka bërë zgjidhje të gabuar.
“Mendoj se pyetja për referendumin duhet të ishte ose vetëm për emrin ose vetëm për BE dhe NATO, dhe jo të dyja pyetjet e lidhura”, shton ai.
Një qytetar mendon se referendumi do të ketë sukses, sipas disponimit që e sheh te bashkëqytetarët e tij.
“Unë jam për të ketë sukses, më mirë të jetë sigurtë, të rinjtë shkuan jashtë”, thotë qytetar i Radovishit.
Dehran Muratov
Kamerë: Arian Mehmeti
Montazh: Bunjamin Kamberi