Agjencia greke e lajmeve ANA-MPA, kuizin që rregullisht e publikon në sajtin e saj zyrtar kësaj radhe ia kushton Maqedonisë dhe i fton lexuesit që të përgjigjen në pesë pyetje, njoftoj korrespondentja e MIA-s nga Athina.
“Testoje diturinë tënde në kuizin e ANA-MPA. Sa mirë e nieh IRJM-në?, shkruan në faqen e parë të sajtit të agjencisë, ndërsa nëse dikush vendos ta testojë diturinë, do të duhet të përgjigjet në pesë pyetje.
Kiro Gligorov, Nikolla Gruevski, pavarësia, popullata dhe shqiptarët janë pjesë e temave për të cilat grekët duhet të zgjedhin një nga tre përgjigjet e ofruara.
Pyetja e parë qëndron. Kur IRJM shpalli pavarësi nga ish-Jugosllavia? Ndërsa përgjigjet e ofruara janë 1989, 1990 dhe 1991.
Pyetja e dytë është së bashku me fotografinë e presidentit të parë të Maqedonisë, ndërsa ata që e zgjedhin kuizin, duhet të përgjigjen se cili është emri i tij: Vasill Tupurkovski, Kiro Gligorov apo Antonio Milloshovski.
“Sa vite Nikolla Guevski ka qenë kryeministër? Është pyetja e ardhshme, ndërsa përgjigjet e ofruara janë 10, 12 dhe 14.
Në pyetjen e katër, ANA-MPA i pyet grekët “sa për qind e banorëve të IRJM-së janë me origjinë shqiptare”, 20, 25 apo 30 për qind.
Pyetja e fundit është e ndërlidhur me numrin e banorëve, gjegjësisht pyetja qëndron: “sipas regjistrimit të fundit në vitin 2017 (edhe pse regjistrimi i fundit në Maqedoni është në vitin 2001), numri i popullatës në IRJM është”, ndërsa përgjigjet e ofruara janë: 2.1 milionë, 2.7 milionë apo 3.2 milionë.
Çdo përgjigje e saktë shënohet me të gjelbër, ndërsa jo i sakti me të kuqe.
Pas pesë pyetjeve të përgjigjura, kuizi përfundon me rezultat të shprehur në përqindje konform përgjigjeve të sakta/jo të sakta.
Duke u udhëhequr sipas temave aktuale, agjencia greke e lajmeve në të kaluarën publikoi kuize në të cilat grekët kanë mundësi ta testojnë diturinë për tema të ndryshme.
Sa e di mirë historinë e Kampionatit botëror në futboll? Sa mirë e njeh Evropën dhe Bashkimin Evropian? Sa gjëra di për Panairin ndërkombëtar në Selanik?, janë vetëm një pjesë e kuizeve të publikuara të ANA-MPA. (MIA)