Maqedonia është vendi që e respekton parimin e partneritetit të hapur qeveritar që drejtpërdrejt do të thotë krijim të institucioneve të fuqishme në dialog me shoqërinë civile të cilat u shërbejnë qytetarëve. Ndërtimi i drejtësisë në të gjitha nivelet në shtet do të thotë do të thotë edhe krijim të kapacitetit demokratik i cili është i nevojshëm për të gjitha shoqëritë në zhvillim, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska në fjalimin në ngjarjen “Është koha për aksion – Drejtësi për të gjithë 2030”, që po mbahet në Nju-Jork në organizim të Fondacionit Shoqëri e Hapur.
Carovska theksoi se drejtësia në shoqëritë nuk është vetëm në sistemin gjyqësor dhe në atë juridik, por edhe në dikasteret të cilat janë të rëndësishme për jetën e përditshme. Maqedonia, tha, punon në uljen e varfërisë përmes reformës sociale që drejtpërdrejt do të ndikojë në rritjen e drejtësisë, por në të njëjtën kohë punohet në edukimin e qytetarëve për të drejtat e tyre.
“Është me rëndësi të sigurojmë drejtësi në arsim, shëndetësi, mbrojtjen sociale. Pikërisht për këtë qëllim MPPS i institucionalizon sistemet për mbështetje juridike dhe për përforcimin e qytetarëve të cilët janë në prag të shoqërisë sonë me qëllim ata të kenë njohuri dhe mirëkuptim më të madh për të drejtat e tyre, por edhe të mund që institucionet t’ua sigurojnë ato të drejta”, tha ministrja Carovska në fjalim.
Në ngjarje kanë folur themeluesi i Fondacionit Shoqëri e Hapur, Xhorxh Soros, kryetari i Republikës së Sierra Leonies, Xhulis Maada Bio, Kristalina Georgieva, drejtoreshë ekzekutive e Bankës Botërore dhe Meri Robinson ish-kryetare e Irlandës dhe përfaqësuese e lartë për të Drejtat e Njeriut në Kombet e Bashkuara. (MIA)