“Kush si dëshiron le të votojë. Në fund do t’i shohim rezultatet”, ishte një nga përgjigjet që CIVIL Media i pranoi nga qytetarët e Kratovës dhe Kriva Pallankës në pyetjen çfarë mendojnë për referendumin.
“Nuk kemi zgjidhje më të mirë. Ndoshta nuk është më e mira, por le të ofrojnë ndonjë tjetër nëse kanë, ta bëjmë krahasimin, e të shohim”, u deklarua një bashkëbisedues tjetër.
“Do të ketë sukses, që Maqedonia të ec përpara”, tha një Kratovas i ri.
“Nuk kam mendim të caktuar. Nuk pres ardhmëri më të mirë, fëmijët i kam jashtë vendit, këtu nuk kam më asgjë”, ishte përgjigja e një qytetareje.
“Është pikëpyetje nëse do të dal në votime. Duhet ta dimë për çfarë votojmë. Disi çdo gjë është e fshehur”, shpjegoi një nga bashkëbiseduesit tonë.
Filip Petrovski
Kamera: Atanas Petrovski
Montazhi: Vllado Kërstevski