Ministria e Punëve të Brendshme informoi se sot nga ora 19.00 deri në orën 20.00 në Shkup do të mbahet tubim i qytetarëve dhe për këtë arsye në këtë periudhë do të kryhet riorientim i qarkullimit në rrugën “11 Shtatori” gjatë udhëkryqit me rrugën “Dame Gruev” dhe udhëkryqin me bulevardin “Koço Racin” në të dy drejtimet.
Në njoftimin e sotëm MPB-ja thekson se e respekton shprehjen e lirë të mendimit, por njëkohësisht apelon tek qytetarët që të distancohen nga ndërmarrja e aktiviteteve të dhunshme që të ruhet rendi dhe qetësia.
“MPB në pajtim me të gjitha dispozitat ligjore, do të pengojë çfarëdo lloj tentative për prishjen e rendit dhe qetësisë si dhe sigurisë të qytetarëve”, citohet në njoftim. (МИА)