Civili dje në qendrën e Gjevgjelisë vendosi info -stendë në të cilën qytetarët kishin mundësinë t’i shkruajnë mesazhet dhe qëndrimet e tyre në lidhje me Referendumin.
Qëndrimet e qytetarëve të interesuar që u ndalën para info stendës ishin nga më të ndryshmet. Nga “Ne jemi pasardhësit e Lekës së Madh”, deri “Përpara Evropë”, janë qëndrimet e qytetarëve të Gjevgjelisë.
Disa nga të pranishmit i shkruajtën mesazhet e tyre anonime dhe i vendosën në “kutinë votuese” të improvizuar. “Jo”, “Për Maqedoninë në BE”, “27 vite nuk pash gjë të mirë”, “Është mirë të ketë referendum, të jetë i drejtë dhe demokratik, pa dhunë”, janë disa nga mesazhet e Gjevgjelisë.
Përveç kontaktit me qytetarët, Sinisha Stankoviq nga Civili para mediave të Gjevgjelisë e prezantoi projektin, qëllimin e projektit si dhe rëndësinë e sigurimit të së drejtës themelore të njeriut, të drejtën e votimit.
M. Ivanovska