CIVIL – Qendra për Liri, përveç Gjevgjelisë, i vizitoi edhe komunat Dojran, Bogdancë dhe Vallandovë, ku përmes info-stendave komunikoi me qytetaret dhe qytetarët e këtyre komunave rreth Referendumit.
Në info-stendat qytetarët kishin mundësi t’i shkruajnë qëndrimet, mendimet dhe pritjet e veta nga referendumi, por edhe të njihen me aktivitetet e organizatës.
Ata gjithashtu kishin mundësinë të informohen për të drejtat e tyre votuese, që është një nga qëllimet e këtyre vizitave nëpër vendin, të cilat janë në kornizat e projektit “Votoj, pra ekzistoj”, i mbështetur nga Ambasada e SHBA në Shkup.
“Duhet të shfrytëzohet momenti që e presim me vite”, “Për BE dhe NATO”, “Nuk do të votoj”, “Duhet ta zgjidhim problemin”, “Maqedonia është e bukur dhe duhet ta duam”, “Me patriotizëm nuk jetohet”, janë vetëm disa nga mesazhet e qytetarëve të Dojranit, Vallandovës dhe Bogdancës.
Teksti dhe fotografia: M. Ivanovska