“Votoj për”, “Dihet, të shkojmë përpara, jo të mbetemi në vend”, “Për referendumin duhet të dilet”, thonë disa nga të anketuarit në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, në pyetjet e ekipit të CIVIL Media.
“Çfarë të mendojmë, shpresojmë se do të bëhet mirë, të ecim përpara, sepse disi jemi mbyllur, pa punë, pa asgjë, shpresoj se do të kalojë mirë”, thotë një qytetar.
Mesazhi i një qytetari tjetër është se shpreson që referendumi do të jetë i suksesshëm dhe shpreson për përmirësim.
“Duhet të jemi pjesë e BE dhe NATO”, thotë ai.
Arian Mehmeti
Përpunimi i tekstit: Angella Petrovska
Kamera: Dehran Muratov
Montazhi: Arian Mehmeti
Anketa është pjesë e iniciativës qytetare “Ec përpara!”, e financuar nga Fondacioni Shoqëria e Hapur – Maqedonia. Përmbajtja është përgjegjësi e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet e i shpreh këndvështrimet dhe qëndrimet e iniciativës qytetare “Ec përpara!”.