Me votimin “PËR”, sipas Marrëveshjes së Prespës, e ruajnë identitetin e tyre, flenë si shtet i vogël i Ballkanit, ndërsa zgjohen si anëtar i NATO-s, thotë Jorgos Kumucakos, përgjegjësi për Politikë të Jashtme në partinë opozitare greke Demokracia e Re, në intervistë për televizionin grek Skaj, duke dhënë vlerësimin e tij në vigjilje të referendumit në Maqedoni.
“Motivi që të votohet ‘PËR’ është shumë i madh. Sepse me Marrëveshjen e Prespës, së pari e ruajnë atë që e thotë Zaev. Emrin, kombin dhe gjuhën. Gjegjësisht identitetin e tyre. Dhe e dyta, fitojnë integrimin në Bashkimin Evropian. Ndërsa pyetja, gjithsesi është se çka fiton Greqia. Nëse nuk votojnë ‘PËR’, nëse votojnë me ‘JO’ do të jetë konfirmim shumë intensiv se në këtë vend është rrënjosur thellë nacionalizmi dhe irredentizmi, ndërsa nëse votojnë ‘PO’, do të flenë si vend i vogël i Ballkanit dhe do të zgjohen si anëtar i NATO-s. Nëse në Shkup e injorojnë këtë dhe votojnë “JO”, atëherë vjen konfirmimi për brengën shumëvjeçare të Greqisë për atë se si qëndrojnë punët në këtë vend”, tha Kumucakos.
Siç lajmëron korrespondentja e MIA-s nga Athina, përgjegjësi për Politikën e Jashtme në partinë më të madhe opozitare, në intervistë e përsëriti qëndrimin e Demokracisë së Re se marrëveshja është e dëmshme për shkak të pranimit të gjuhës maqedonase dhe kombit maqedonas dhe se nuk do të votojnë për ratifikim në parlamentin grek. ( MIA)