Ministri britanik i angazhuar për Bregzitin, Dominik Rab deklaroi sot se është i bindur që është bërë progres dhe se në fund të do të arrihet marrëveshje për dalje nga Britania e Madhe nga Bashkimi Evropian.
“I vazhdojmë bisedimet në besim të mirë, përpiqemi dhe do ta marrim marrëveshjen më të mirë të mundshme, edhe pse jemi të gatshëm për të gjitha opsionet…. Jam i bindur se do të arrijmë marrëveshje.
Kryeministrja britanike Thereza Mej të premten deklaroi se BE-ja duhet të japë alternativë për propozimet e saj për Bregzitin.
“Nevojiten përpjekje serioze për zgjidhjen e dy çështjeve kryesore në negociata”, shtoi ajo, duke i marrë parasysh çështjet për marrëdhëniet e ardhshme tregtare me BE-në dhe kufirin me Irlandën.
Duke e komentuar gjendjen e tanishme në negociata, Mej tha se ato janë në qorr-sokak.
Kryeministrja britanike deklaroi se epilogu më i mirë i negociatave për Bregzit do të ishte Britania e Madhe ta braktisë BE-në me marrëveshje. Ajo megjithatë shtoi se braktisja pa marrëveshje do të ishte më mirë se braktisja me marrëveshje të keqe.
“Nuk do ta hedh poshtë rezultatin nga referendumi, as nuk do të lejoj të më përçahet shteti”, theksoi Mej. (MIA)