Asnjë politikan nuk ka mandat që të negociojë për identitetin e një kombi. Shumica e qytetarëve të Maqedonisë nuk kanë votuar për program, në të cilin është parashikuar ndryshimi i Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë për shkak të ndryshimit të emrit kushtetues të shtetit. Kështu që, as Qeveria aktuale nuk ka marrë mandat nga populli, as nga votuesit, për ndryshim të identitetit, për heqje dorë nga diaspora, për humbje të historisë dhe kujtesës, porositi presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, gjatë vizitës në Kishës Ortodokse të Maqedonisë “Shën Mëria” në Detroit.
Republika Maqedonisë, tha Ivanov është përfituese e përhershme, por me marrëveshjen me Greqinë dhe referendumin e ardhshëm, ky përfitim i përhershëm tani relativizohet.
“Si mos të kuptohet se me relativizimin e të përhershmes, ne relativizohemi edhe si popull. Me këtë marrëveshje përpiqen të na nënçmojnë, siç nuk është nënçmuar asnjë komb. Duan të na bëjnë të dështuar duke konsideruar se nuk e dimë se si quhemi”, tha presidenti Ivanov.
Ai, siç informojnë nga Kabineti i tij, e ka përsëritur qëndrimin e tij se nuk do të votojë në referendumin e 30 shtatorit. (MIA)