Maqedonia të enjten e fillon procesin e skrinigut për inkuadrimin në Bashkimin Evropian.
Në Komisionin Evropian në Bruksel të enjten udhëton një delegacion 40 anëtarësh i përbërë nga përfaqësues të më shumë ministrive dhe institucioneve, i kryesuar nga zëvendëskryeministri Bujar Osmani, i cili do ta fillojë skrinigun për kapitullin 23 – jurisprudencë dhe të drejta fundamentale. Në delegacion do të jetë edhe ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska.
Zëvendëskryeministri Osmani dje në konferencë shtypi tha se fillimi i të ashtuquajturit skriningu shpjegues është pikë e kthesës, me të cilën Maqedonia edhe formalisht e fillon pjesën e fundit nga rruga drejt BE-së. (MIA)