Forum me temë “Si të përmirësohet mjedisi i biznesit në Maqedoni – ndryshime sociale dhe ekonomike” do të zhvillohet sot në Manastir.
Do të diskutohet mbi temat që lidhen me tatimet dhe marrëdhëniet e punës që janë specifike për sektorin e teknologjive informatike dhe të komunikimit. Konkretisht, për rregullativën tatimore (Tatimi i Vlerës së Shtuar, Tatimi i të Ardhurave, Taksa Personale) dhe fuqia punëtore, respektivisht rritja e vëllimit të fuqisë punëtore në dispozicion të TIK-ut, planifikimi dhe rekrutimi i fuqisë punëtore, kualifikimi i mëtejshëm dhe rikualifikimi i personelit.
Forumi organizohet nga Oda Ekonomike e Teknologjive Informatike dhe Komunikimit – MASIT në kuadër të projektit të USAID-it “Partneriteti për një rregullativë më të mirë të biznesit”. Ky është një projekt katërvjeçar i financuar nga USAID Maqedonia, i zbatuar nga EPI Qendra Internacionale në bashkëpunim me MASIT, Oda Ekonomike e Maqedonisë, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe Dhoma e Tregtisë të Maqedonisë.
(MIA)