Ekipi i CIVIL Media i pyeti qytetaret dhe qytetarët e Prilepit për qëndrimin e tyre rreth referendumit.
“Me zemër pres të vjen dita e referendumit dhe Maqedonia të bëhet Maqedoni e vërtetë, ajo që e presim dhe mendojmë. Deri tani fundoseshim, por tani kemi shans historik me të cilën mundemi të përparojmë dhe të bëhemi pjesë e Evropës ashtu siç meritojmë”, thotë një banor i Prilepit.
“Qëndrimi ynë rreth referendumit është bojkotim, të mbetet vetëm Republika e Maqedonisë”, theksoi një qytetar.
“Unë jam që referendumi të ketë sukses që mos na ikin të rinjtë”, tha një qytetar tjetër.
“Të shkojmë në BE që të na rriten rrogat, me këto rroga asgjë nuk bëjmë”, tha një banore e Prilepit.
Maja Ivanovska
Përpunimi i tekstit dhe kamera: Dehran Muratov
Montazhi: Vllado Krstevski