CIVIL Media: Cilat janë këndvështrimet tuaja për gjendjen për të gjitha çështjet lidhur me referendumin?
Bilalli: Mendoj se një kohë të gjatë ndër analistë, gazetarë, politikanë, diplomatë rrotullohet teza se ky referendum është pra i peshës së njejtë, sikur referendumi i vitit 1991, për pavarësinë e Maqedonisë. Realisht, analizat e fundit relevante botërore dhe qendrat të cilat kanë informacione të dorës së parë, tregojnë se ky referendum i Maqedonisë është madje më i rëndësishëm se ai i 1991. Pse? Nëse referendumi i 1991 nënkuptonte pra pavarësinë e një shteti, i cili asaj kohe ishte shkëputur nga Jugosllavia ose Federata e atëhershme jugosllave, dhe i gjithë rajoni pritej që të hynë në konflikt, dhe ajo ndodhi. Por bashkësia ndërkombëtare në atë kohë pra në atë kapacitet të fuqishëm të emocioneve që ishin në ish njësitë federale të Jugosllavisë së atëhershme të akumuluara nuk kishte formë që në mënyrë diplomatike t’i shfrenojë. Prandaj e toleroj një konflikt i cili do ta shfryn gjithë atë energji dhe do t’i ulë në bisedime. Pra, edhe Maqedonia ishte pjesë e atij realiteti por falë të nje politike me mjeshtëri të atëhershme të presidentit të asaj kohe dhe strukturës ekzistuese politike, Maqedonia sikur i iku atëherë konfliktit, pasoj pavarësimi i saj. Tani, pra, e kemi të kundërtën në qoftë se ky referendum dështon, pra Maqedonia jo vetëm që e humb pavarësinë, që e humb shtetin, po krijohet një kapisull iniciale për një eksplodim dhe detonacion rajonal. Siç dihet shërbimet ruse thellë janë të përfshira këtu për shkak të interesave të tyre pra zgjidhjes së problemit të Krimesë (pjesa lindore e okupuar e Ukrainës), në rastin e Ballkanit Perëndimor, Rusia ka interesa gjeopolitike, gjeostrategjike, që ai të destabilizohet dhe ajo përveç që ti zgjidh problemet e veta, të faktorizohet në zgjidhjen e problemeve Ballkanike në krijimin e hartave të reja, pas një gjakderdhje shumë të madhe. Maqedonia është vetëm një iniciativë e vogël, është një shtet i vogël, i dobët dhe me ndikime rajonale për shkak të bashkësive të ndryshme ndëretnike të historive të caktuara. Pra, shumë shpejt mund ta ndezim Ballkanin përmes Maqedonisë. Dhe këtë për fat të keq, faktorët politik të cilët janë kundër referendumit ose nuk dëshirojnë ta kuptojnë ose janë në shërbim të atyre shërbimeve rusë, dhe kjo është shumë e qartë. Është një proces i cili është shumë i favorshëm për Maqedoninë, por këtë rast për mua krucial, se, me kalimin e referendumit i shpëtojmë një tragjedia shumë të madhe një eksplodimi të madh Ballkanik, për fat të keq kjo nuk eksploatohet në mediume por është realitet.
CIVIL Media: Çfarë do të ndodh nëse kalon referendumi, a pritet se më në fund në Maqedoni do të fillojnë të punojnë mbi reformat?
Bilalli: Maqedonia si duket nuk ka kapacitet institucional, u dëshmua pra edhe qeveria e kaluar, plus e forcoi atë aspekt të rrënimit të kapacitetit profesional. Dhe tani kemi qeveri të re, e cila shumë vështirë gjindet në këtë drejtim dhe del kryeministri dhe thotë – na duhet një kamshik (fishkull) nga jashtë, dhe prej meje të fillojë. Nuk është ndonjë arsyetim i logjikshëm, por unë mendoj se problemi real është mungesa e kapacitetit të përgjithshëm, kisha thënë të gjithë qytetarë, nuk është fjala vetëm etnik, për shtetformësi dhe për të krijuar institucione menaxhuese të cilat funksionojnë pa flijim. Për fat të keq, vazhdojmë të funksionojnë me logjikën e administratës publike të mbështetur në interesat partiake, dhe aspekti i saj kadrovik furnizohet përmes partive politike pa kritere, pa i dhënë mundësi të barabartë çdo qytetari pa dallim a është pjesë e strukturës politike ose jo. Prej këtu duhet të startojë e tërë reforma, në qoftë se këtu nuk startojmë, ndërsa nuk shoh që mund të startohet për shkak të presioneve politike, atëherë mbetet dikush nga jashtë të na eksporton parimin, duke na kushtëzuar edhe financiarisht edhe politikisht edhe në proces i cili duhet të na dreson siç dresohen kafshët. Unë jam pesimist se mund të kemi një kapacitet burimor që të mundemi t’i zhvillojmë reformat.
Pra, shumë me rëndësi është që njerëzit të përkrahin referendumin dhe të kemi një ambient të ri. Tani, e gjithë rinia na shkon në Evropë, që ta pengojmë atë, duhet Evropën ta sjellim këtu, gjë që është një proces shumë i gjatë dhe nëse këtë nuk e bëjmë, unë mendoj se Maqedonia do të mbetet një shtet i monumenteve, një shtet i statujave.
Kjo video intervistë është pjesë e iniciativës qytetare “Bën hap përpara!”, e financuar nga Fondacioni Shoqëria e Hapur – Maqedonia. Përmbajtja është përgjegjësi e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet e i shpreh këndvështrimet dhe qëndrimet e iniciativës qytetare “Bën hap përpara!”.