Prokuroria Themelore Publike – Shkup, ka formuar lëndë për ngjarjen që ka ndodhur më 19 shtator në lagjen Aerodrom. Lënda është formuar në drejtim të verifikimit nëse fëmija që jeton në banesën me gjyshen e tij është neglizhuar nga prindërit.
Siç kumtoi Prokuroria Themelore Publike, lënda është formuar pas denoncimit të banorëve nga ndërtesa në lagjen Aerodrom të Shkupit. Në banesën në ndërtesën e njëjtë, siç theksohet, është zbuluar se familja me një fëmijë minoren jeton në kushte jashtëzakonisht të këqija higjienike.
PTHP i ka lëshuar urdhër SPB-Shkup që t’i bëjë të gjitha verifikimet e domosdoshme me prindërit e fëmijës. Nga Qendra për punë sociale e Qytetit të Shkupit kanë kërkuar që të formojë ekip ekspert, i cili do të hartojë raport të hollësishëm për familjen në të cilën jeton fëmija. Ekipi do të duhet të verifikojë nëse familja deri më tani është paraqitur në Qendër, nëse është intervenuar nga ana e tyre dhe nëse ka lëshime në kujdesin e prindërve për zhvillimin e fëmijës.
Pas verifikimeve të kryera dhe dëshmive të siguruara do të merret vendim i prokurorisë publike. (MIA)