Greqia do ta ratifikojë Marrëveshjen e Prespës, duke e respektuar partnerin e saj, por edhe obligimet e saj ndërkombëtare, thotë zëdhënësi i Qeverisë greke dhe ministri pa portofol, Dimitris Xanakopulos në një intervistë për televizionin grek “Kontra”.
“Vendi ka obligim ndërkombëtar ta ratifikojë marrëveshjen, pasi të përfundojnë proceset në vendin fqinj. Dhe këtë do ta bëjë Qeveria, duke respektuar partnerin e saj, por edhe obligimet e saj ndërkombëtare. Gjithçka tjetër është skenar i parakohshëm. Fuqishëm jam i bindur se tërë procesi do të zhvillohet pa pengesa dhe do të mundë t’i tejkalojmë të gjitha vështirësitë, gjithmonë duke i respektuar mendimet e kundërta brenda qeverisë”, tha Xanakopulos.
Zëdhënësi i Qeverisë greke dhe ministri pa portofol, kategorikisht e hedh poshtë skenarin Marrëveshja e Prespës të mos kalojë në Parlamentin grek edhe njëherë shpreh bindjen se në Parlamentin grek do ta ketë shumicë të nevojshme parlamentare.
“Mendimi im është se nuk ekziston skenar për mosvotimin e marrëveshjes, për mosratifikim, me faktin se edhe zotëri Micotakis tha se nuk do të bëjë asgjë, përveç se ta respektojë Marrëveshjen e Prespës, nëse votohet”, thotë Xabakopulos.
Siç njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina, në një intervistë për televizionin grek “Kontra”, Xanakopulos tha se dëshiron që të dy proceset te ne, referendumi dhe rishikimi kushtetues të përfundojnë me sukses, ndërsa pastaj marrëveshje të marrë dritë të gjelbër edhe nga Parlamenti grek.
Ai i bëri thirrje partisë Potami, të votojë për Marrëveshjen e Prespës duke pasur parasysh se deklaratat nga kjo pari në të kaluarën ishim me mbështetje për tentimet e Qeverisë greke të arrijë marrëveshje. (MIA)