Me dëshminë e kryetarit të komunës së Shuto Orizarës, Kurto Dudush sot në Gjykatën penale vazhdoi gjykimi i të akuzuarve për ngjarjet në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill të vitit të kaluar.
Dudush në sallën e gjykatës tha se mban mend se më 27 prill ka qenë në galerinë në sallën për shtyp në Kuvend kur ka hyrë një grup i madh i demonstruesve të cilët kanë brohoritur “do të vriteni”. jashtë, para sallës për shtyp e ka njohur Igor Durllovskin. Ka menduar se askush i gjallë nuk do të dalë nga salla dhe të gjithë janë friksëuar për jetët e ty5re.
Në pyetjen e mbrojtësit Elenko Millanov se ku e ka parë Durllovskin, ai tha se e ka parë para sallës ku është zhvilluar dhuna dhe se kur ka zbritur shkallëve para se të evakuohej, tre persona e kanë sulmuar, ndërsa sipas tij, Durrlovski i ka nxitur, por se nuk mund të pohojë me siguri.
Pas Kurto Dudush, për ngjarjet në Kuvend ka dëshmuar gazetarja Dushica Mërgja. Ajo tha se i kujtohet se më 27 prill ka qenë në Kuvend prej orës 11:00 dhe se ajo ditë ka qenë më ndryshe se mbledhjet e tjera me atë që ka folur Zoran Zaev dhe pas fjalimit të tij është nxehur atmosfera sepse ka paralajmëruar se do të zgjidhet Talat Xhaferi kryetar i shtëpisë ligjdhënëse. Në qendrën për shtyp kanë parë drejtpërdrejtë përmes ekraneve se si një turmë e madhe njerëzish hyjnë në Kuvend. Deputetët në sallën për shtyp kanëq enë nervozë dhe kanë prëdorur celularët. Ajo drejtpërdrejtë ka transmetuar përmes fejsbukut për ngjarjet nga brenda. E ka pyetur Talat Xhaferin nëse është e sigurtë për jetën e gazetarëve, ai i ka thënë se institucionet do ta kryejnë punën siç duhet.
Kur ka hyrë turma, sipas saj, caku i tyre ka qenë Zoran Zaevi, Talat Xhaferi dhje Ziadin Sela. U janë kërcënuar se do t’i vrasin, se janë trathtarë dhe “shiptarë”. Në një moment gjendja ka eskaluar dhe kanë filluar të godasin secilin, madje edhe gazetarët, pas çka ka marrë goditjen e parë. Ka njohur edhe fqinj të saj, njëri prej të cilëve e ka shtyrë, ndërsa tjetri e ka paralajmëruar të dalë sepse do të jetë rrezik. Ka vërejtur se Sela del i vetëm dhe si e kanë rrethuar njerëz dhe kanë filluar ta rrahin. Selën e kanë goditur gjashtë deri tetë njerëz drejtpërdrejtë në kokë, pas çka i tëri është prëgjakur”, theksoi Mërgja.
Në seancën e sotme duhet të dëshmojnë edhe Agim Nuhiu, Sasho tasevski, Vlladimir Trajkov.
Në seancën paraprake u dëgjuan vetëm dy nga dëshmitarët e paraparë, sepse gjykatësja Dobrilla Kacarska e shtyu, pasi që i akuzuari Munir Pepiq ëstë asfiksuar dhe është dashur të shkojë në kontroll mjekësor.
Të akuzuarit në rastin për ngjarjet e 27 prillit ngarkohen për rrezikim terrorist të rendit kushtetues. Ata para gjykatës thanë se e kuptojnë aktakuzën, por se nuk ndjehen fajtorë.
Në bankën e të akuzuarve janë Luben Arnaudov, Sasho Vasilevski, Kërsto Mukoski, Lupço Dimovski, Johan Tarçullovski, Mitko Çavkov, Mitko Peshovski, Dushko Lazarov, Goran Joshevski-Levi, Oliver Popovski, Oliver Radulov, Sashko Markovski, Munir Pepiq, Abdulfeta Alimi, Elena Docevska-Bozhinovska, Ivan Cvetanovski, Boris Damovski, Bogdan Ilievski-Betmen, Vllado Jovanovski, Igor Durlovski, Stefan Mlladenovski, Mihail Mlladenovski, Zaharie Simovski, Mlladen Dodevski, Jane Çento, Gorançe Angelovski, Igor Jug, Ilija Sllaveski, Vllatko Trajkov, Villijam Mihajlovski, Nikolla Mitrevski-Kolo, Aleksandar Vasilevski-Ninxha dhe Mitre Pitropovski. (MIA)