Autoritetet e Ruandas zbuluan varreza masive me trupa të 5.400 viktimave nga gjenocidi i vitit 1994.
Janë gjetur 26 varreza në dy rajone në afërsi të kryeqytetit të Ruandës, Kigali.
Banori i njërit prej rajoneve ua ka treguar autoriteteve vendndodhjen e varrezave të panjohura paraprakisht.
Në këtë rajon vazhdon kërkimi i varrezave tjera. Rreth 18.000 trupa janë zbuluar në prill të këtij viti.
Më shumë se 800.000 njerëz nga fisi Tutsi dhe përfaqësues të fisit huthët u vranë vetëm për 100 ditë në vitin 1994.
(MIA)