Gjykatësi Vlladimir Pançevski sot ishte në dëgjim në Prokurorinë publike, si i dyshuar për keqpërdorime me sistem elektronik për shpërndarje të lëndëve (AKMIS) në periudhën kur ishte kryetar i Gjykatës Penale të Shkupit.
Nga Prokuroria publike thonë se Pançevski ngarkohet për dy vepra penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizim”, dhe për “punë të pandërgjegjshme në detyrë”.
Nga atje theksojnë se personat tjerë të cilët për momentin janë të ftuar në cilësinë e dëshmitarëve në Prokurori, deklarata do të japin gjatë ditëve në vijim. (MIA)