Jam i sigurt se do të ketë shumicë në Parlamentin grek që do të votojë për Marrëveshjen e Prespës, deklaroi sot nënkryetari i Parlamentit Evropian dhe shef i eurogrupit të Syrizës, Dimitris Papadimuilis, në konferencën për shtyp pas përfundimit të Komitetit të përzier parlamentar MK-BE në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.
“Nuk kam kurrfarë dyshimesh, jam i sigurt, nëse shteti juaj e ratifikon Marrëveshjen e Prespës dhe për atë i bën të gjitha ndryshimet e nevojshme kushtetuese siç u dakorduam, atëherë Parlamenti grek do ta ratifikojë marrëveshjen”, tha Papadimuilis.
Potencoi se pret që Marrëveshja e Prespës të ratifikohet nga ana e Parlamentit grek në mars të vitit të ardhshëm.
Komiteti i përzier parlamentar MK-BE dje dhe sot e mbajti mbledhjen e tij të 15-të nën kryesim të përbashkët të Alojz Peterle, eurodeputet nga Sllovenia dhe Goran Milevski, deputet dhe kryetar i LDP-së. (MIA)