Serbia është pajtuar të sigurojë qasje të kufitarëve të Fronteksit, bën të ditur Dojçe Vele në gjuhën serbe duke u thirrur në burime nga Brukseli. Plani është pjesë e strategjisë së BE-së për forcimin e kontrollit të kufijve dhe rritjes së numrit të deportimeve.
Gjermania në Fronteks do të kishte participuar me 1.300 policë që në kuftijtë ndërshtetërore në Evropë do të ndihmonin gjatë patrullimit dhe kontrollit të dokumenteve.
Fronteks do të veprojë edhe në territoret e shteteve të treta që nënkupton edhe në Ballkanin Perëndimor që është pjesë e rutës ballkanike. Komisari evropian për emigrim, punë të brendshme dhe shtetësi, Dimitris Avramapullos ka thënë se marrëveshje adekuate veçmë janë arritur me Serbinë, Maqedoninë dhe Shqipërinë, transmeton Doçje Vele.
Gjatë muajit korrik, komisari për zgjerim dhe politikë të fqinjësisë Johanes Han ka konfirmuar se bisedohet për qasje të Fronteksit në territorin e Serbisë dhe Maqedonisë. Tani ajo më është e dakorduar, thekson DV.
Edhe pse Avramapulos konkretisht nuk e ka përmendur Malin e Zi, “Vijesti” e Podgoricës në qershor ka publikuar se Qeveria malazeze ka përgatitur draft- marrëveshje me të cilën pjesëtarët e Fronteksit do të mund të arrijnë në ndihmë në rast të valës së emigrantëve, ndërsa për kthim në Malin e Zi nuk do të mund penalisht të ndiqen. Deri tani pjesëtarë të Fronteksit kanë qenë në kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë dhe në kufirin mes Kroacisë dhe Serbisë.
Konform planit të ri, njësitet e Fronteksit do të mund të dispononin me rreth dy miliardë euro si dhe avionë, anije dhe armë. DV thekson se në praktikë ajo nënkupton se ndonjë anëtare e BE-së kur pret arritjen e madhe të refugjatëve do të kërkojë ndihmë nga Fronteksi që më pas do ta merrte procedurën e plotë në vendimin për azil me çka vendimi përfundimtar do të mbetet në kompetencë të shteteve sovrane. (MIA)