Çmimet e derivateve prej sot në mesnatë do të rriten prej gjysmë deri një denar e gjysmë, vendosi sot Komisioni Rregullator Energjetik (KRRE).
Me këtë vendim bëhet rritja e çmimeve të rafinerisë dhe të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,6, gjegjësisht për 1,58 për qind.
Çmimi me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-98, nuk ndryshon dhe mbetet 74 denarë, ndërsa çmimi i EUROSUPER BS-95 rritet për 0,50 denarë dhe do të jetë 72,5 denarë për litër. Çmimet me pakicë të EURODIZEL (D-E-V) dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëritë (EL-1) rriten për 1,50 denarë dhe do të jenë 66. gjegjësisht 54,5 denarë për litër.
Me vendimin e KRRE-së, për 0,347 për kilogram rritet edhe çmimi me pakicë i naftës së papërpunuar M-1 NS i cili tani është 34,351 denar për kilogram.
Si arsye për rritjen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës, nga KRRE i theksojnë rritjen e çmimit mesatar të naftës së papërpunuar në tregun botëror për 3,61 në 14 ditët e kaluara dhe për 1,412 për qind të kursit më të ulët të dollarit në raport me denarin. (MIA)