Komisari evropian për zgjerim Johanes Han sot në Shkup dy javë para referendumit për vendin porositi se me rol kyç është raportimi cilësor i qytetarëve që të bëjnë zgjedhje të informuar.
“Ky kontekst politik specifik mund të shërbejë si shembull pse informimi cilësor është aq i rëndësishëm. Informimi cilësor u ndihmon qytetarëve të bëjnë zgjedhje të informuar. Konsideroj se të gjitha mediat duhet t’i intensifikojnë përpjekjet e përbashkëta që të informojnë për përmbajtjen faktike të marrëveshjes për emrin dhe pasojat nga votimi i qytetarëve, si dhe për ngritjen e vetëdijes te shikusit dhe lexuesit për rëndësinë që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike të votojnë. Ky është shembulli më i bindshëm për rolin thelbësor të cilin e kanë mediat në procesin demokratik”, tha Han në hapjen e konferencës për liri të mediave të Ballkanit Perëndimor në Shkup të financuar nga KE-ja.
Duke u përqendruar në gjendjen e përgjithshme të Ballkanit Perëndimor ai tha se sivjet ka shumë momente të reja pozitive në procesin e inkuadrimit, por për fat të keq, ky nuk është rast në fushën e mediave.
Han theksoi për të dhënat e platformës rajonale për mbrojtjen e lirisë së mediave dhe sigurisë së qytetarëve se sivjet janë regjistruar 11 sulme fizike mbi gazetarët në këtë rajon dhe se kjo është e papranueshme. Sipas tij, kjo ka të bëjë në mosvendosmëri e atyre të cilët janë të obliguar t’i hetojnë dhe dënojnë kryerësit e këtyre sulmeve, që krijon atmosferë të mosndëshkimit që ndikon në njoftimin e lirë dhe të pavarur.
“Mbrojtja e lirive të mediave është e pamundur pa gjyqësi funksionale dhe të pavarur”, porositi komisari evropian Han.
Nevojitet, theksoi si, vendet e Ballkanit Perëndimor të punojnë në përmirësimin e lirisë së mediave dhe zbatimin e ligjeve, sepse kjo është një ndër kushtet për inkuadrim në BE.
“Kjo është një rrugë e pakthyeshme për të gjitha vendet të cilat synojnë të bëhen anëtare”, tha Han. (MIA)