Në bisedë me MIA-n eurodeputeti dhe raportues për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, Ivo Vajgëll, e kritikon “qëndrimin negativ” të opozitës ndaj zgjidhjes së kontestit për emrin dhe thotë se druan se ky referendum mund të jetë “shansi i fundit”.
“Mendoj se tani është momenti kur të gjithë duhet të qëndrojnë në anën e njëjtë, në anën e interesit afatgjatë të Maqedonisë. Për këtë shkak është vështirë të besohet se sërish ndonjëherë do të tregohet një rast i tillë i volitshëm dhe se do të marrë mbështetje nga të gjithë faktorët ndërkombëtarë për hyrjen e Maqedonisë në BE dhe në NATO. Nëse nuk ka sukses këtë herë druaj se ky është shansi i fundit”, thekson Vajgëll.
Vajgëll thotë se qëndrimi i paqartë i VMRO-DPMNE-së në fakt fsheh dëshirë për mossukses në referendum.
“Sa i përket palës tjetër, ata të cilët janë kundër Marrëveshjes, mendoj se ka mjaft qëndrime jotransparente, mjaft lojëra politike në këtë. E lexova kumtesën e fundit të VMRO-DPMNE-së. Për dallim nga PPE, anëtarët e së cilës janë edhe ata, VMRO-DPMNE edhe më tej insiston në qëndrim negativ dhe mendoj se kjo, për perspektivën dhe rolin e VMRO-së në politikën maqedonase nuk është e mirë”, thekson deputeti evropian.
Raportuesi për Maqedoninë i hedh poshtë edhe argumentet sipas të cilave dallimet etnike në qëndrimet ndaj referendumit paraqesin ndonjë rrezik për shtetin dhe vlerëson se marrëdhëniet etnike në vend janë “pozitive siç ndoshta asnjëherë nuk kanë qenë”. Ai shtoi shtoi se votimi më 30 shtator nuk është votim etnik, por votim për të ardhmen e shtetit. Vajgëll, gjithashtu, i hedh poshtë argumentet sipas të cilave Marrëveshja nuk sjell garanci për fillimin e negociatave me BE-në, nëse përmbushen kushte të tjera.
“Maqedonia i ka të gjitha garancitë dhe disponimin në BE është e tillë, dhe kjo i pa dje në debatin për gjendjen e BE-së, se inkuadrimi i të gjitha vendeve të Evropës Juglindore në BE është perspektivë e të gjithë Evropës. Nuk duhet të ketë dyshim në ato obligime. Ato obligime do të përmbushen dhe Maqedonia do t’i fillojë negociatat me BE-në verën e ardhshme”, porosit deputeti evropian dhe raportues për Maqedoninë në PE Ivo Vajgëll. (MIA)